Verifikimi i kandidatëve, komisioni “ad hoc” nis nga puna
31/03/2017 00:00
Avokati i Popullit, Igli Totozani, në cilësinë e kryetarit të komisionit të pavarur “ad hoc” për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të organeve të vettingut nga radhët e Avokatisë, thirri sot mbledhjen e kësaj strukture.
Totozani i njohu anëtarët e komisionit me përgjigjet e ardhura nga institucionet shtetërore, në mënyrë të veçantë nga Autoriteti i Dosjeve.
Në këtë mbledhje, komisioni “ad hoc” filloi verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve për KLGJ-në dhe për KLP-në nga rradhët e avokatëve.
Ky proces do të vijojë edhe në mbledhjen e radhës, e cila u caktua më datë 06 prill, ora 14:00.
Top Channel