Presidenti nga diaspora? Basha: Rama, lexo Kushtetutën

30/03/2017 00:00

Lulzim Basha i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale postimit të Kryeministrit Edi Rama.

Rama ironizonte opozitën me rezolutën e PPE-së dhe qëndrimin e mbajtur nga Partia Demokratike ndaj kësaj rezulote të votuar në Kongresin e të djathtëve që po mbahet në Maltë.

“Ed Mashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë, pastaj t’i këndojmë rezolutat e Partisë Popullore Europiane”, shkruan Basha.

Postimi i kreut të opozitës me gjasa i referohet deklaratës së Kryeministrit Rama për mundësinë që Presidenti të zgjidhet nga radhët e diasporës.

Top Channel