Kuvend, betohen deputetët e rinj Bushaj dhe Gjoni

30/03/2017 00:00

Në seancën e sotme parlamentare janë betuar dy deputetët e rinj të Kuvendit, Xhavit Bushaj dhe Petrit Gjoni.

Bushaj hyn në grupin parlamentar socialist pas largimit të deputetit Ervin Koçi, ndërsa deputeti Gjoni hyn në grupin parlamentar të LSI-së.

Gjoni ka marrë mandatin e deputetit Armando Prenga, i cili u shkarkua në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, teksa ndodhet edhe në një proces gjyqësor.

Top Channel