I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë Specialistë, arkitektë dhe qytetarë të Gjirokastrës kërkuan anulimin përfundimtar të projektit të by pass-it.
“Elementi i parë janë problemet gjeologjike. Elementi i dytë janë elementët sizmike, çarja tektonike. Element i tretë është gjendja e objekteve Monument brenda kësaj zone dhe element i fundit është risku për rrëshqitje të rrugëve”, u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës tha se projekti do të anulohet nëse nuk gjen mbështetje.
“Ky projekt nuk do të zbatohet nëse interesat e banorëve të zonës nuk do të jenë në të njëjtën linjë. Në kushtet që kemi një reagim të tillë të forumit, patjetër që ky projekt nuk do të zhvillohet”, u shpreh arkitektja Daniela Qiriazi.
Por kryetarja e bashkisë kërkoi heqjen e gjurmës së by pass-it prej planit urban para zyrtarizimit të tij.
Nuk kontestohet cilësia teknike e një projekti, por këtu kontestohet prekja e trashëgimisë së këtij qyteti. Pra vendi ku bëhet”, u shpreh kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.
Projekti i studios Atelier 4, i cili u shpall fitues prej Ministrisë së Kulturës, synonte devijimin e qarkullimit me disa metra mbi Pazar. By pass-i me gjatësi 568 m, sipas specialistëve lokalë fituese ndryshoi shumë pas miratimit duke sugjeruar së fundi një ndërhyrje joharmonike dhe të pastudiuar për kushtet gjeologjike por edhe kriteret e ndërhyrjes në hapësira të mbrojtura nga UNESCO.
Top Channel