BSH do të vendosë nën kontroll bonuset e bankierëve

30/03/2017 00:00

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian, edhe Shqipëria do të vërë nën kontroll shpërblimet e bankierëve.

“Grupet financiare do të jenë të detyruara që çdo vit të bëjnë një pasqyrim të qartë të të gjithë politikës së tyre të shpërblimit qoftë kjo me anë të p[agave qoftë me anë të shpërblimeve të drejtuesve të tyre”, thotë Deniz Dërralla, drejtor i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. 

Banka e Shqipërisë nuk dikton rrogat apo shpërblimet e bankave private, por në rrethana të veçanta ajo ka të drejtë t’i kufizojë ato. 

“Sigurisht që Banka e Shqipërisë ka tagrin që nëse biznesi i bankës nuk ecën mirë të kërkojë apo të jetë në dijeni të të gjitha zhvillimeve të këtyre sistemeve të shpërblimit dhe sigurisht që ndikimi ynë do jetë për t’i ndalur atje ku nuk duhen”, thotë Dërralla.

Kontrolli mbi pagesat e bankierëve është pjesë e një direktive të kërkuar nga Bashkimi Europian. Ai do të shoqërohet edhe më një sërë masash të tjera, që forcojnë mbikqyrjen mbi bankat private.
 
“Sigurisht që do të ketë kërkesa shtesë mbi bankat, qoftë me ekzistencën e strukturavë të qeverisjes së mirë të bankave, qoftë me transparencën e informacionit që këto banka japin në lidhje me qeverisjen e tyre dhe brenda një periudhë dy-tre vjeçare të kemi një ndryshim thelbësor, le të themi në qeverisjen e mire të bankave, por edhe të bizneseve të mëdha”, thotë Drejtori i Mbikëqyrjeve në BSH, Deniz Dërralla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA