Gjykata bllokon pasaportën e izraelitit të përgjimeve

29/03/2017 00:00

Gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës së shtetasit izraelit, Yoram Frig, deri në përfundimin e ekspertizës për pajisjen e përgjimit.

Izraeliti nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokati Vladimir Meçi.

Argumenti kryesor i prokurorisë është kryerja e veprimeve hetimore të domosdoshme në pajisjen “Oscor Emni Spectral Corelator”, e cila ju konstatua 51-vjeçarit teksa po largohej nga Tirana përmes Rinasit.

Ky qëndrim i Prokurorisë do të thotë se, izraeliti i njohur në vendin e  tij si detektiv privat, e ka të ndaluar të dalë nga Shqipëria derisa të sqarohen pozitat e tij. Megjithëse Frig insiston se pajisja përdoret për detektimin e përgjuesve, prokurorët shohin të domosdoshme ekspertizën e specialistëve të fushës për të provuar se për çfarë është përdorur kjo aparaturë.

Frig ka deklaruar se kishte ardhur katër herë në Shqipëri dhe se fundmi me kërkesë të një politikani që është edhe biznesmen, i cili ka dashur të mësojë nëse po përdorej kundër tij ndonjë formë përgjimi ambiental.

Top Channel