I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë Vetëm 101 kandidatë nga 164 aplikantë gjithsej për një vend, ndër 27 anëtarët e organeve të Vettingut, u rikthyen për të plotësuar dosjet e tyre në zyrat e Avokatit të Popullit në përfundim të afatit.
Në ditën e dytë, ekipi i monitoruesve ndërkombëtarë, i përbërë nga ekspertët e krimit ekonomik dhe politik Martin Kesen, Peter Ainsëorth, Theo Jacobs, Francesco Torcolli , Giulio Venneri , Linalotta Petrelius Ndisi dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë Katina Katundi, Ariola Cuca dhe Lisena Gjebrea kanë ndjekur nga afër procesin e verifikimit të dosjeve.
Në deklaratën e të hënës në mbrëmje, ONM deklaroi se bazuar në eksperiencën e mëparshme dhe kushtet ligjore do të rishikojë dokumentacionin. Gjatë procesit të rishqyrtimit të dosjeve, ONM-ja garanton një rivlerësim të arsyeshëm të kandidatëve bazuar mbi gjetjet që disponojnë për ta vëzhguesit ndërkombëtarë. Jo zyrtarisht, bëhet e ditur se ekipi i Kalaverës ka punuar gjatë kohës që Kuvendi shtyu procesin që të mbledhë të dhëna të reja mbi të kaluarën, të dhënat pasurore dhe aktivitetin e aplikantëve.
Deri në mesin e muajit prill do të kryhet edhe një herë vlerësimi i dokumentacionit të të njëjtëve aplikantë, gjysma e të cilëve kanë marrë më 3 mars rekomandime negative nga zonja Kalavera dhe ky ekip monitoruesish të huaj.
Në listën që kanë në duar monitoruesit e huaj, përveç faktit që janë të njëjtët emra që janë publikë prej tre muajsh, një pjesë e tyre kanë aplikuar për të dy organet e Vettingut, si në Komisionin e Kualifikimit, organi kryesor i cili do të vendosë nëse një gjyqtar a prokuror e kalon vettingun dhe për Kolegjin e Apelimit.
Këto organe do të kenë në total 27 anëtarë: 12 në Komisionin e Kualifikimit, 7 në Kolegjin e Apelimit, 2 komisionerë publikë dhe nga 2 zëvendësues për secilin organ. Për Kolegjin e Apelimit janë kandidatë me dokumentacion të plotë edhe emra të njohur si Albana Shtylla, Ina Rama, Shpresa Beçaj , Sokol Çomo.
Top Channel