“Veliera” në Durrës, zbulohen 3 varre të periudhës së Mesjetës

27/03/2017 00:00

Punimet për sheshin “Veliera” kanë nxjerrë në dritë ndoshta një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në vitet e fundit.

Tre varre kristiane të periudhës së Mesjetës dhe struktura murale janë zbuluar nga arkeologët, të cilët në fillim të muajit vendosën të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.

Gjykata ka vendosur të bllokojë pjesërisht punimet në sheshin e “Velierës”, duke u hapur kështu rrugë kërkimeve arkeologjike.

 

Top Channel