Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka uruar pushtetit aktual në Serbi suksese në zgjedhje.

“Jemi të bindur se zgjedhjet do të realizohen në nivelin më të lartë”, tha Putin, në fillim të takimit të tij të kësaj të hëne në Moskë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç është kandidat për president në Serbi, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 2 prill.

Putin theksoi ndër të tjera se, së bashku me Vuçiçin dëshiron të shqyrtojë edhe situatën në rajonin e Ballkanit.

“Do të dëshiroja shumë që ta shqyrtoj me ju situatën në rajon, sepse siç duket, sipas disa shenjave të jashtme, ekziston një lloj ashpërsimi”, tha Putin.

Më tej, presidenti rus tha se sido që të zhvillohet situata politike, ai shpreson që raportet Rusi-Serbi të kenë zhvillime pozitive, raporton agjencia “Beta” nga Moska.

Top Channel