Të rrethuar nga gripi shpendëve; ekspertët: Nuk jemi prekur

25/03/2017 00:00

Në disa shtete në kufi më Shqipërinë janë vënë re shenja të gripit të shpendëve, por autoritetet thonë se vendi ynë nuk është prekur.

“Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. ekspertët tanë bashkë me ata të be nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim”, deklaron Edi Ferro, drejtor i Shërbimit Veterinar.

Sipas Shërbimit Veterinar, ka pasur dyshime për raste në tre qytete të ndryshme, por analizat laboratorike nuk vërtetuan se kafshët ishin prekur nga gripi i shpendëve.

“Shpendë të ngordhur ka dhe do të ketë. Veterinaria është shkencë dhe është vërtetuar nga analizat zyrtare se nuk kemi të bëjmë me një rast të gripit të shpendëve”, nënvizon Ferro.

Top Channel