Meta me Shqiptarët e Britanisë: Dialog politik për të mirën e vendit

25/03/2017 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

Në fjalën e tij në këtë takim, Meta preku një sërë çështjesh. Fillimisht ai tha se, politika duhet të punojë shumë për ta konsoliduar të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjithashtu, Meta nënvizoi se, komuniteti shqiptar është një pasuri e madhe për vendin tonë, ndaj dhe “duhet ta shfrytëzojmë më mirë”, u shpreh ai.

Kreu i LSI theksoi më tej se, është e nevojshme “të forcojmë dialogun politik në vend, me qëllim forcimin e institucioneve të vendit tonë”.

Ndër të tjera, Meta vlerësoi se, rritja ekonomike është një bazë e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të mos mendojnë më për t’u larguar nga vendi.

“Ato eksperienca që shqiptarët i kanë realizuar këtu apo në vende të tjera të munden t’i investojnë në Shqipëri”, sugjeroi Meta.

Top Channel