Bashkia mbjell pemë në parkun e Kasharit

25/03/2017 00:00

Rreth 500 fidanë të ndryshëm u mbollën nga Bashkia e Tiranës në parkun e liqenit të Kasharit. Në aksionin për rehabilitmin e parkut mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se kontribues për invetsimet në gjelbërim janë vetë qyetarët e Tiranës.

“Shumë njerëz pyesin si mund të kem ndihmuar unë për mbjelljet kur nuk më ka thënë gjë njeri. Në fakt, thjesht prej faktit që dikush ka parkuar duke përdorur sistemin “SMS Parking”, duke çuar targën në nr. 50500, praktikisht paratë e parkingut i ka çuar për këto mbjellje”, deklaroi Veliaj.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen të dielën aksionit të madh vullnetar për pastrimin e kryeqytetit.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në një aksion të madh pastrimi, ku secili pastron territorin e vet. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërgjegjësojmë qytetarët që të mbajnë një Tiranë edhe më të pastër se Tirana e pastër që kemi sot”, tha Veliaj.

Në kuadër të aksionit të pastrimit, Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha njësive të kryeqytetit për të koordinuar punën.

Kreu i Bashkisë kërkoi prej tyre angazhimin për reduktimin e ndotjes në zonat që ata kanë në varësi, si dhe identifikimin e atyre që cënojnë mjedisin. Aksioni për pastrimin e Tiranës do të nisë nesër në orën 9.00 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA