Video që po tmerron Britney Spears
24/03/2017 00:00
Një video intime e Britney Spears përflitet se është gati të publikohet në internet, gjë e cila e ka tmerruar këngëtaren.
“Radar Online” pretendon se ka një kopje të kësaj video intime, në të cilën shfaqet Spears në një skenë tepër provokuese, që mund të përfshijë gjithashtu edhe përdorimin e drogës.
Në videon intime, 35-vjeçarja raportohet të jetë “topless” dhe në shoqërinë e një të dashuri sekret. Një burim ka thënë për këtë gazetë se kjo ngjarje mund t’i shkaktojë Britney një traumë nëse ajo bie në duart e personit të gabuar. Burimi ka shtuar se diva është e tmerruar nëse kjo gjë i ndodh.
Top Channel