PD: Nuk ka zgjedhje në Kavajë! Rama: Keqardhje për ta!

24/03/2017 00:00

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot 7 majin si ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Kavajës pas shkarkimit të Elvis Rroshit në zbatim të ligjit të dekriminalizmit.

Më pas, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka u shpreh se nuk do ketë zgjedhje as në 7 maj dhe as në 18 qershor me Edi Ramën kryeministër.

“Zgjedhje me opozitën e përjashtur Rama nuk do të zhvillojë. Me bandat e krimit, paratë e drogës ta harrojë që mund të ketë zgjedhje në Shqipëri. Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, është i përjashtuar nga qytetarët shqiptarë dhe çdo vendim që do merret, do të merret pa Ramën. Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë”, u shpreh Paloka.

Ndërkohë për Kryeministrin Rama, zgjedhjet në Kavajë do të bëhen. “PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD, por kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, shkruan Rama në “Facebook”.

Top Channel