Kosova pret Islandën, tifozët drejt shkodrës

24/03/2017 00:00

Qindra automjete me tifozë të Kosovës kanë krijuar kolona të gjata në pikën kufitare të Morinës gjatë ditës së premte.

Me simbole kombëtare dhe me flamuj të Kosovës, tifozët i janë drejtuar Shkodrës ku skuadra përfaqësuese e tyre luan kundër Islandës. Ata shprehen të bindur për fitoren e Kosovës dhe të Shqipërisë sonte.

“Shpresojmë se do të jetë një rezultat shumë i mirë në favor të Kosovës dhe shpresojmë gjithashtu që edhe Shqipëria të kapë një rezultat shumë të mirë”, thotë një prej tyre.

Në Morinë, policia e Kukësit dhe Prizrenit ka marrë masat për të shmangur kaosin, edhe pse në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel udhëtarët kanë dërguar pamje nga bllokimi i  rrugës në të dy anët e kufirit nga automjtetet e shumta.

Top Channel