Energjia, vit i mbarë; në 2016 u rrit prodhimi

24/03/2017 00:00

Viti 2016 ka qenë i mbarë përsa i përket prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Instituti i Statistikave publikoi bilancin vjetor të energjisë, ku rezulton se hidrocentralet në vend kanë prodhuar 21.7% më shumë energji krahasuar me një vit më parë.

Kjo ka ndikuar në uljen e importeve bruto me 22.4% dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike me 95.5 për qind në raport me vitin 2015.

Gjithësej në rrjet janë hedhur rreth 7.1 gigawat energji, nga të cilat pjesa më e madhe, rreth 5 gigawat është prodhuar nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, në pronësi të KESH. Pjesa tjetër, rreth 2 giga, është prodhuar nga hidrocentralet private.

Në vitin 2016 humbjet në rrjet kanë qenë afërsisht 2 giga, duke pësuar një rënie me 9.6 për qind krahasuar me 15 që ishin një vit më parë. Humbjet në shpërndarje ranë 11.8%, kurse ato në transmetim janë rritur me 19.8%.

Konsumi në total i energjisë është rritur me 0.8 për qind. Për familjarët rrritja është 2.6%, kurse situata paraqitet ndryshe për konsumatorët jo familjarë, konsumi i të cilëve u ul me 1 për qind krahasuar me vitin 2015.

Top Channel