Ujitja në Kukës, punime për vënien në funksion të kanalit të Uzinës

23/03/2017 00:00

Pas përfundimit të rikonstruksionit, Kanali i Uzinës me një gjatësi prej 16 km do të çojë ujin në tokat bujqësore të fshatrave Shtiqën, Krenxë e Nangë në Kukës.

Ky investim është më i madhi që është dhënë nga qeveria shqiptare për këtë kanal me një shumë 55 milionë lekësh. Faza e parë ka nisur muajin e kaluar.

Kemi filluar sistemin e kanalit, pastrimin. Është i mbuluar me shkurre dhe drurë dhe sistemin e bankinave tektonale”, shprehet Fiqri Taçi, përgjegjës i firmës ndërtuese.

Banorët e fshatrave të njësisë Administrative Shtiqan thonë se kanalet kulluese e vaditëse kanë rreth 20 vjet pa u pastruar dhe shpresojnë që ky investim t’ua rigjallërojë tokat e lëna djerrë për shkak të mungesës së ujit.

Sistemi i kanaleve vaditëse nuk ka funksionuar për shkak të bllokimit nga mbeturinat urbane apo mbetje organike të kafshëve që hidhen nga vetë fermerët vend e pa vend.

Top Channel