Problemet me veshjen e Christina Milian
23/03/2017 00:00
Christina Milian mezi njihej kur u shfaq për premierën e filmit “Power Rangers” mbrëmjen e së mërkurës.
Kjo për shkak të parrukës bjonde që kishte vënë, por shumë shpejt vëmendja kaloi te veshja e saj.
Këngëtarja 35-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të gjatë me dekolte të hapur dhe gjatë lëvizjes në tapetin e kuq, hasi vështirësi për të mbajtur mbuluar “asetet” e saj.
Gjithsesi, ajo arriti ta rregullonte në kohë dekoltenë, duke shmangur “incidentin”.
Top Channel