Performanca energjitike, Shqipëria përmirësohet me 10 vende

23/03/2017 00:00

Shqipëria është përmirësuar me 10 vende në indeksin vitit 2017 të Forumit Ekonomik Botëror në lidhje me performancën arkitekturore të energjisë. Raporti rendit 127 shtete, ku Shqipëria radhitet e 25-ta.

Indeksi bën vlerësimet në bazë të perfomancës energjitike të çdo vendi dhe vit bazë është 2009-a. Në vend të parë gjendet Zvicra e ndjekur nga disa shtete të tjera të zhvilluara si Norvegjia, Suedia, Danimarka, etj.

Por në vlerësimet Forumit Ekonomik Botëror jo gjithmonë zhvillimi ekonomik lidhet me performancën e energjisë dhe si shembuj konkretë përmenden Shqipëria dhe Paraguai, që megjithëse me një GDP të ulët për frymë kanë një performancë të mirë energjitike.

Nga ana tjetër, shtetet e rajonit gjenden shumë vende prapa Shqipërisë. Greqia radhitet e 38-a, Bullgaria e 42-ta, Maqedonia e 75-ta dhe Bosnja e 84-ta.

Forumi Ekonomik Botëror merr në konsideratë rreth 18 faktorë për indeksimin, kryesorët prej të cilëve janë ndërveprimi me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, qëndrueshmërinë mjedisore, aksesin në energji dhe sigurimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA