Liqeni i Fierzës është mbushur me peshq të ngordhur. Specialistët e mjedisit thonë se bëhet fjalë për peshkun e llojit gjuhëz.

Peshqit e ngordhur gjenden jo vetëm në breg, por edhe në thellësi të liqenit. Specialistët, shprehen se ngordhja e peshqve mund të ketë ardhur si pasojë e gjuetisë së paligjshme me mjete plasëse.

“Kjo sasi masive e peshkut të ngordhur nga një distancë nga 8 deri në 10 kilometër, është e pazakontë. Gjendja është shumë e mjerueshme. 10-20 tonë gjuhëz është e ngordhur në brigjet e liqenit”, thotë eksperti i mjedisit dhe peshkut, Arben Palushi.

Sipas Palushit është hera e parë që në ujërat e Liqenit të Fierzës të konstatohen sasi kaq të mëdha peshqish të ngordhur.

Top Channel