Meta dënon sulmin terrorist në Londër

23/03/2017 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet e tij homologut britanik për sulmin e një dite më parë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një letre dërguar zotit John Bercow, Meta është shprehur thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Westminster.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar. Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin britanik, si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira. Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thënë Meta në letër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta