Basha: Krimi kontrollon Parlamentin

23/03/2017 00:00

Nga Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë, axhenda e së cilës mbetet ende e panjohur, Lulzim Basha komentoi përmes rrjeteve sociale seancën parlamentare të kësaj të enjteje.

“Seanca dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi Parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur për pazare e parash dhe pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme”, shkruan Basha.

Sipas kreut demokrat, shteti ka rënë.

“Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, përfundon reagimin e tij, Lulzim Basha.

Top Channel