Bushati takon Tillerson në Uashington

22/03/2017 00:00

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Anti-ISIS.

Në kuadër të punimeve të këtij eventi, Bushati është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Sipas Bushatit, në këtë takim është konfirmuar dhe njëherë bashkëpunimi i koalicionit për të luftuar Shtetit Islamik.

Top Channel