Bektashinjtë festojnë Sulltan Novruzin

22/03/2017 00:00

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot ditën e shënuar të Sulltan Novruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut dhe ditën që simbolizon ardhjen e pranverës.

Në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, që në orët e para të mëngjesit, kishin mbërritur me qindra besimtarë për të qenë pjesë e festimeve për këtë ditë të shënuar për ta.

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të trupit diplomatik si dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve uroi të gjithë besimtarët për sa më shumë mbarësi në këtë ditë të shenjtë, ndërsa kreu i Kuvendit, Meta theksoi se kjo ditë është një reflektim për më shumë dashuri, qetësi, mirësi dhe respekt për të shkuarën dhe shpresë për të nesërmen.

Në përfundim të të gjithë festimeve, drejtuesit më të lartë të Komunitetit Bektashi, por dhe të pranishmit mbollën lule në kopështin përpara Kryegjyshatës, një ritual i përvitshëm që simbolizon ardhjen e pranverës.

Top Channel