Zgjedhjet pa PD, KQZ nis plotësimin e vendeve bosh në KZAZ

21/03/2017 00:00

Partitë e opozitës nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Partia Demokratike dhe Partia Republikane shkelën kështu afatin e fundit për dorëzimin e emrave për KZAZ. Data zyrtare për të përmbyllur procesin ishte data 5 mars, por KQZ toleroi një hapësirë 15-ditore, por që nuk u mor në konsideratë nga opozita.

Kodi Zgjedhor tashmë parashikon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i plotësojë vendet vakante me qytetarë që kanë dërguar kërkesën për tu bërë anëtarë të KZAZ. Anëtarët e KZAZ do të shpallen së shpejti nga KQZ.

Ndërkohë, një provë serioze për opozitën do të jetë fundi i muajit prill, kur mbyllet dhe regjistrimi i partive dhe koalicioneve. Dy aleatët e Partisë Demokratike, PR e Fatmir Mediut dhe PAA e Agron Dukës, në 9 mars tërhoqën kërkesat e tyre për regjistrimin në KQZ për në 18 qershor.

Top Channel