Punë pa Teka/ “S’na merr nusja pa zanat”, gjimnazistët hidraulikë: Më mirë të lodhen duart se mendja Erald Kopali është 33 vjeç. Ai ka lindur me sindromën “Down”, ka marrë trajtime të vazhdueshme dhe ka përmirësime të dukshme, por teksa flet për veten Eraldi thotë se njerëzit e gjykojnë dhe kjo vazhdon të mbetet sfida më e madhe e shoqërisë shqiptare.
“Vetëm se je ndryshe njerëzit të shikojnë me inat”, thotë ai.
Denada Leka është nëna e një fëmije 15 vjeç me sindromën “Down”. Pavarësisht vështirësive të shumta ajo ka marrë edhe lumturi pafund. Denada ka vetëm një peng.
“Nuk kam asnjë peng, vetëm që kur e kam lindur të kisha më shumë informacion me këtë sindromë dhe po të kisha punuar që në fillim me fëmijën tim, unë do të isha nëna më e lumtur në botë”, thotë ajo.
Lindita Senja ndryshe nga të tjerët ka luftuar për të krijuar një qendër, ku fëmijët me sindromën “Down” marrin trajtimet e duhura.
“Me një kujdes shëndetësor dhe terapeutik që qendra “Future for You” ofron prej katër vitesh, personat më sindromën doën mund të kenë një jetë të gjatë dhe të aftësohen e të japin kontributin në shoqëri”, thotë Senja.
Këtë vit aktivitetet ndërgjegjësuese në Ditën Botërore të Sindromës Down u organizuan me moton “Zëri im, Komuniteti im”.
Top Channel