Bushati, vizitë zyrtare në Uashington

20/03/2017 00:00

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë shqiptare, përmes një statusi në profilin e tij në Twitter.

Në njoftimin e tij, Bushati bën me dije se vizita bëhet në kuadër të takimit të ministrave të Koalicionit Global në luftën kundër Shtetit Islamik.

Top Channel