Unaza e Vlorës, nis asfaltimi për sezonin turistik

19/03/2017 00:00

Bashkia e Vlorës është duke vazhduar punën për ndërtimin e unazës së qytetit.

Kryetari i bashkisë, Dritan Leli dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, kanë inspektuar punën, që sipas kryebashkiakut, po shkon sipas parashikimeve dhe kjo rrugë do të jetë arterie e rëndësishme për të gjithë ata që do të vizitojnë Vlorën për sezonin turistik.

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se qëllimi i qeverisë shqiptare është që Vlora të jetë qyteti i dytë më i rëndësishëm në vend.

Ka shumë projekte të tjera që do të zbatohen dhe në të ardhmen, u shpreh Gjiknuri, me financim të qeverisë shqiptare.

Kjo rrugë do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit të pushimeve.

Top Channel