Sensibilizim për pastrimin e luginës së Shkumbinit

18/03/2017 00:00

Administrata e Zonave të Mbrojtura ne Qarkun e Elbasanit, në bashkëpunim me nxënësit e shkollave u angazhuan për pastrimin e luginës së lumit Shkumbin.

Iniciativa synon më tepër sensibilizimin e bizneseve, qytetarëve, por edhe institucioneve për mbrojtjen e mjedisit.

“Realisht situata është siç e shihni, shumë e rënduar. Iniciativa të tilla janë marrë dhe vite më parë dhe të pjesshme po nuk kemi arritur atë që dëshirojmë. Kjo na detyron që sot të bëjmë një sensibilizim dhe një veprimtari praktike. Situata është e vështirë që nga Prrenjasi e në vazhdim deri në Xibrakë,në kufi me Elbasanin”, tha Bajram Kullolli, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Elbasan.

Luginat e lumenjve vazhdojnë të jenë problematike përsa i përket ndotjes së madhe të grumbulluar përgjatë tyre.

Sidomos në pranverë kur lumenjtë duhet të reflektojnë lulëzim dhe gjelbërim, në vendin tonë luginat e lumenjve japin pamjen më të shëmtuar të grumbullimit të mbeturinave.

Top Channel