Milani mposht Genoa-n dhe i afrohet Interit
18/03/2017 00:00
Milani arriti të mposhtë Genoa-n në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-0. Për kuqezinjtë e Vincenzo Montella-s mjaftoi goli i Mati Fernandez në pjesën e parë për të marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 53 pikëve dhe e afron akoma më shumë me zonën e Europa League.
Kuqezinjtë, ishin ata që e dominuan këtë takim edhe pse nuk arritën të shënonin gola të tjerë.
Më herët, Torino dhe Inter ndanë nga një pikë në një ndeshje të mbyllur në barazim 2-2. Ky barazim duket se nuk ndihmon shumë sidomos skuadrën zikaltër që synon hyrjen në zonën e Ligës së Kampioneve.
Top Channel