Vrau shokun dhe trupin e zhduku, Eglant Koçi nuk është gjetur ende, policia kontrolle në disa zona
Në Elbasan u legalizuan 50 xhami të ndërtuara pas viteve ‘90. Myftiu Agim Duka tha se legalizimi do të vazhdojë edhe me xhamin e Cerrikut dhe objektet të tjera kulti janë në proces legalizimi, ndërkohë që kërkoi që edhe institucionet e tjera të mos mbajnë peng kthimin e pronave të Komitetit Mysliman.
Duka tha se nuk ka asnjë xhami jashtë juridiksionit të këtij komunitet në rrethin e Elbasanit.
Deputeti i qarkut, Taulant Balla tha se së shpejti do të legalizohen edhe objekte të besimeve të tjera fetare si 8 kisha dhe 3 teqe.
Ai vlerësoi se Elbasani është një prej qarqeve model të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Top Channel