Basha: Të ikë Rama. Kanë probleme me njëri-tjetrin në koalicion

18/03/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike e ka quajtur kërcënim deklaratën e një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se protesta e opozitës po destabilizon vendin si në ’97.

“Sot ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën, ose përndryshe, ky kërcënon me destabilitet, ky dhe ustallarët që i vunë flakën shqipërisë 20 vite më parë, sot kërcënojnë këtë lëvizje paqësore, demokratike dhe popullore. Surratsëzët, fytyra kriminale e Shqipërisë, turpi i Shqipërisë kërcënon popullin, këtë lëvizje qytetare dhe u thotë o të bëj zgjedhje fasadë, me krimin, me trafikantët, me deputetët dhe krerët e bashkisë, narkotrafikantë, përdhunues, vrasës me xhelatët e diktaturës ose do destabilizojë Shqipërinë, kë kërcënon mor surratsëz? Kujt i kujton ‘97 ti? Këtu është lëvizja më europiane, më qytetare, më paqësore më demokratike për të shporrur krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi”, deklaroi Basha.

Në ditën e 30-të të protestës, kreu i PD shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar protestën deri në largimin e kësaj qeveri.

Top Channel