Zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ marrëveshje me AMA
17/03/2017 00:00
KQZ dhe AMA kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e fushatës së zgjedhjeve të 18 qershorit.
Marrëveshja është firmosur nga krerët e dy institucioneve, Denar Biba dhe Gentian Shala. Sipas kësaj marrëveshje AMA vendos në dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias dy studio të saj të monitorimit.
Marrëveshja u nënshkrua në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe ka si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-s, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radio-televizionin publik dhe në radio-televizionet private.
Top Channel