Tifozët e Lionit: Në Romë na trajtuan si kafshë

17/03/2017 00:00

Edhe pse u mposhtën në Itali nga Roma 2-1, francezët e Lionit u kualifikuan për në fazën çerekfinale të Europa League pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë.

Një ditë pas ndeshjes kanë nisur edhe polemikat. Tifozët francezë që udhëtuan në Itali për të ndjekur ekipin e tyre kanë shprehur ankesa të mëdha me mënyrën se si janë trajtuar nga pala italiane.

“Udhëtimi me autobus për në stadium ishte i tmerrshëm. Na bllokuan për një kohë të gjatë aty. Më pas kontrolle tejet të ekzagjeruar nga policia. Ishte qesharake dhe poshtëruese. Ne u trajtuam si kafshë”, tha një tifoz. Një tjetër tha se nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për kontrollin e imtësishëm dhe ishte futur në stadium 20 minuta pasi ndeshja kishte nisur.

Tifozët francezë kanë thënë se kurrë më nuk do të ndjekin një ndeshjen në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB