
Teatri Kombëtar ka premierën e një ndër veprave më kontraversale në botë “Equus” dhe po ashtu e vënë nga një regjisor I njohur për provokimet që shkakton.
Dino Mustafic, boshnjaku me origjinë shqiptarë solli një teatër të fortë bashkëkohor duke i mëshuar lirisë, por edhe duke sjellë për të parën herë një aktor nudo në këtë skenë.
“Jo nuk është nudo. Ai është kostumi i tij. Alani jonë kalëron në natyrë. Ai kënaqet me lirinë. Dhe ne jemi të lirë kur nuk i kemi rrobat tona. Trupi është instrument i aktorit. Trupi në skene kurrë nuk është provokim. Ai na ka frymëzuar për art që nga koha e Mikelanxhelos e deri më sot. Nëse bukuria mund të jetë provokim. Atëherë e kam bërë qëllimisht”, tha regjisori Dino Mustafiç.
Kam përshtypjen se të dalësh nudo është një ndjenjë lirie që rrallë njerëz e provojnë. Problemi është se shoqëria nuk e kupton”, u shpreh aktori Igli Zarka.
Kur vepra angleze me autor Peter Shaffer u vu për herë të parë i dha një fshikullimë të mirë moralit të një shoqërie të kalbur dhe trajtoi tema që bënë bujë.
Adoleshenti Alan Strang verbon gjashtë kuaj dhe Martin Dysard, psikiatër i moshës së mesme, i cili pranon ta kurojë atë. Ngjarjet marrin rrjedhë për të ngritur dilemën; Çfarë është morale?
“Është një shfaqe që të bën të reflektosh mbi ndërgjegjen tënde. Që të kuptosh se sa kemi evoluar ne si njerëz të lirë. Kjo shfaqe na bën të reflektojmë edhe mbi veten dhe mbi lirinë. Edhe se sa shoqëria, joqytetaria dhe gjithë njerëzit na bëjnë të shkatërrojmë lirinë tonë”, tha regjisori Dino Mustafiç.
Një triller psikologjik me emocione të forta dhe mjete dramatike “Equus” vjen premierë prej 17 marsit duke sjellë protagonist në teatër edhe Timo Fllokon.
Top Channel