Europa League, ikën italiania e fundit

16/03/2017 00:00

Janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste të Europa League, ku bie në sy eliminimi i ekipit të vetëm italian.

Roma fitoi 2-1 ndaj Lion, por kjo nuk mjaftoi për kualifikimin, për shkak të humbjes 4-2 në takimin e parë në Francë.

Manchester United arriti të sigurojë kualifikimin, pas fitores 1-0 ndaj rusëve të Rostov, me gol të armenit Mkhitarjan.

Në ndeshjet e tjera u kualifikua Shalke 04, Ajax dhe Anderleht, ndërsa më herët, ishin kualifikuar edhe Beshiktash, Genk dhe Celta Vigo.

Edhe për çerekfinalet e Europa League, shorti do të hidhet nesër, në Nion të Zvicrës.

Top Channel