Ahmetaj: Rritje e qëndrueshme e konsumit

16/03/2017 00:00

Edhe në mbyllje të vitit 2016 ka vazhduar rritja e qëndrueshme e konsumit në vend. Ministri Arben Ahmetaj e cilësoi këtë si konfirmim të ecurisë pozitive të ekonomisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj thotë se rritja e indeksit të tregtisë me pakicë në tremujorin e fundit të 2016, është 8.6 përqind më shumë se e njëjta periudhë e 2015. Pozitive rritja, vëren Ahmetaj, ka qenë edhe në krahasim me tremujorin e tretë të 2016, me një rritje prej 3.6 përqind.

“Kaluam tre vite të vështira rimëkëmbje dhe konsolidimi, por tashmë ekonomia ka filluar të japë rezultatet e saj pozitive në çdo sektor”, shkruan Ahmetaj.

Sipas ministrit të Financave, tani është e rëndësishme të ecet përpara me reformat, ku mbi të gjitha vlerëson atë në drejtësi.

Top Channel