Turizmi, viti i rritjes, Ekonomi: Fluksi më i madh se oferta

15/03/2017 00:00

Shqipëria ka shënuar në 2016 në nivelin më të lartë të të ardhurave të regjistruara ndonjëherë nga vizitorët e huaj, duke shndërruar turizmin në sektor strategjik sa i përket udhëheqjes së rritjes ekonomike.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në 9 mujorin e 2016-ës, ekonomia shqiptare përfitoi nga shpenzimet e vizitorëve që erdhën në Shqipëri 1 miliardë e 161 milionë euro, ose mbi 15 përqind më shumë se një vit më parë.

Për periudhën korrik shtator që përbën pikut e sezonit turistik, vizitorët shpenzuan 521 milionë euro, ose 25 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se edhe këtë pritshmëritë janë të larta.
 “Nga kontaktet që kemi deri tani nga pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare të turizmit, vëmë re që shumë operatorë turistikë të huaj kanë lidhur kontrata me operatorë turistikë shqiptarë dhe pritshëmritë do të jenë gjithashtu të larta. Presim të ruajmë pak a shumë të njëjtin ritëm rritje”, thotë ministrja.
 
Treg në zgjerim duket se është ai polak, çek dhe ukrainas. Tregues në rritje janë dhe ditët e qëndrimit, që sipas Bankës së Shqipërisë nga 5.6 ditë mesatare në 2015, shkuan në  6.4 ditë mesatare në 2016-n.

Kontratat e lidhura deri më tani tregojnë për tejzgjatje të sezonit turistik dhe shfrytëzim thuajse maksimal të strukturave akomoduese. Në këto kushte, sfidës për një shërbim sa më cilësor i është shtuar edhe ajo e infrastrukturës pritëse.

“Në kemi një fluks turistësh më shumë sesa oferta që japim me struktura akomoduese ka dy mënyra se si po qasemi e para me lejet individuae që investitorët shqiptarë po marrin për të shtuar numrin e kapaciteteve, duke komunikuar edhe me KKT numri i hoteleve që kanë marrë leje janë rreth 25, nga të cilët dy janë bujtina në zonën e veriut dhe kapacitetet me shtretër për këto hotele janë 2000. E dyta, ne po përpiqemi fort të kemi një tërheqje të investimeve të huaja strategjike në vendin tonë për të investuar në zona me potencial turistik detar, ujor një në Shqipërinë qëndrore dhe një në jugore, të shpresojmë që këto të ndodhin shpejt që ti japim mundësi Shqipërisë të shtoje numrin e strukturave akomoduese”, deklaron ministrja e Ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA