Tërmet Peçi: Sulm politik ndaj meje

15/03/2017 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, e quan sulm politik kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të tij për një vepër penale të padeklaruar në formularin bazë për procesin e vetting-ut.

“Kryeprokurori ka dalë dhe bën fushatë politike. Unë jam në dispozicion të ligjit, kam qenë në polici, kam dhënë edhe shenjat e gishtave. Kundravajtja penale që kam unë është vetëm një gjobë e një dogane makine. E kam rideklaruar unë këtë dhe nuk ma kanë kërkuar”, shpjegon Peçi.

Në një konferencë për shtyp ai foli edhe për punën e tij në krye të kësaj bashkie: “Çfarë kam bërë unë, fjalët janë të pakta. Kemi bërë revolucion total në këtë njësi vendore të mbytur me investime. Jemi ende duke punuar. Shuma totale e investimeve është 7 miliardë lekë. Hovi jonë  nuk do të ndërpritet këtu”.

Ndaj Peçit, prokuria ka nisur procedimin penal për falsifikim dokumentesh.

Top Channel