Sistemi i ri i adresave, afat deri më 28 korrik

15/03/2017 00:00

Çdo person që banon me qira në Tiranë, apo ka një shtëpi të dytë, duhet të deklarojë adresën e re pranë njësisë administrative ku ndodhet objekti brenda 28 korrikut, kohë kjo e amnistuar me ligj për shlyerjen e taksave.

Pas kësaj date do të gjobitet në masën 10 mijë lek.

Në kryeqytet ka nisur të ndërtohet sistemi i ri i adresave nëpërmjet formularëve që janë shpërndarë në çdo shtëpi, apo grupeve të intervistim në terren.

Gazetarët e Top Channel ndoqën një grup intervistimi në terren.

Top Channel