Denion Meidani kujton Nënë Terezën nga Shkupi: Gonxhe për ne, Nënë Tereza për botën, shenjtore për njerëzimin Serbia do të marrë një vendim që synon t’i kundërvihet një vendimi të Qeverisë së Kosovës, që në kadastër të regjistrojë pronat publike dhe biznese e fabrika të ndërtuara në kohën e ish-Jugosllavisë.
Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i ka quajtur veprimet në Prishtinë të nënshkruar nga Kryeministri, Isa Mustafa si kriminale. Ai ka pritur krerët e komunave serbë nga Kosova.
“Ky vendim i qeverisjes në Prishtinë është tentim shumëvjeçar të udhëheqësve separatistë të legalizohet rrëmbimi dhe plaçkitja e pronës shtetërore në krahinën tonë jugore që të shkatërrojë ekonomiksht serbët në Kosovë dhe të përmbyll procesin e spastrimit etnik”, tha Gjuriç.
Serbët kërkojnë pronat në Kosovë, që pretendojnë se i takojnë Serbisë dhe ndërmarrjeve të ish-Jugosllavisë, nga pronat publike, aeroporti, Trepça e deri tek Parku Kombëtar i Sharrit.
Për këtë kanë reaguar edhe dy ministra serb.
Ivica Dacic, ministër i Jashtëm serb: Këto janë veprime të pakuptueshme politike dhe veprime të atyre që më nuk e dinë se çfarë të bëjnë.
Aleksandar Vullin, ministër për Punë Sociale: Prishtina e ka kuptuar që bisedimet në Bruksel nuk çojnë tek pavarësia dhe është duke bërë gjithçka t’ia humb kuptimin marrëveshjeve të arritura.
Por, nuk ka vonuar edhe përgjigja nga Prishtina. Qeveria e Kosovës e konsideron këtë një çështje të mbyllur pasi, siç thuhet, nuk mund të diskutohet për territorin brenda Kosovës në Bruksel dhe se Kosova ka vepruar si çdo republikë ish-Jugosllave.
Top Channel