Presidenti Nishani në Azerbajxhan për Forumin e pestë Global të Bakusë
15/03/2017 00:00
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin e pestë Global të Bakusë me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa.”
Gjatë punimeve të Forumit Global, Presidenti shqiptar do të mbajë një fjalim lidhur me temën kryesore që do të diskutohet nga të pranishmit.
Gjithashtu, do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev si dhe do të pritet të ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në Forumin e Bakusë.
Top Channel