Panariti: Të mbjellat tradicionale nuk japin shumë të ardhura

15/03/2017 00:00

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shprehet për zëvendësimin e kulturave tradicionale të të mbjellave me ato që i japin më shumë vlerë tokës bujqësore.

Ai ka qënë në një zonë të Mirditës ku një fermer ka zgjedhur të zhvillojë kulturën e kultivimit të shegës, duke mbjellë 4500  rrënjë të një variteti superselektiv.

“Kultura e shegës duhet të zëvendësojë kultura tradiconale ku Shqipëria nuk ka avantazhe kulturuese dhe të drejtohemi drejt atyre kulturave që i japin më  shumë vlerë sipërfaqeve. Ofrojnë të ardhura shumë më të larta dhe mendoj se kjo zonë piktoreske me vlera të jashtëzakonshme duhet të orientohet drejt këtyre kulturave që ka kërkesa në tregun e brendshëm e të jashtëm”, tha ministri Panariti.

Kreu i Bujqësisë foli dhe për kanalet vaditëse, duke shprehur angazhimin e ministrisë që këto toka të ujiten në mënyrë të vazhdueshme dhe të ruajnë pjellorinë dhe produktivitetin e tyre.

Top Channel