Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Kjo është një stërvitje e batalionit të këmbësorisë në Vaun e Dejës.
Është një demonstrim i forcave të armatosura, në përballje me turmat, operacione antiterror apo operacione kërkim-shpëtimi në objekte në flakë.
“Këto demostrime që pamë, tregojnë përkushtimin dhe detyrën e vështirë të forcave të armatosura, si një force profesioniste e aleancës në NATO”, u shpreh zv. ministri i mbrojtjes, Petro Koçi
Në këtë ditë të hapur u ekspozuan edhe armatimet, veshjet dhe mjete të ndërlidhjes së ushtrisë shqiptare.
Kurora me lule u vunë edhe në kujtim të dy oficerëve Muhamet Hasmuja dhe Arben Hoxha, të vrarë në krye të detyrës gjatë trazirave të vitit 1997.
Top Channel