Hapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kryeministri Rama mbërrin për ceremoninë e inaugurimit Revista “The Economist” i ka kushtuar një shkrim Tiranës, duke përmendur edhe përurimin e “Pazarit të ri” dhe duke e lidhur me zhvillimet më të fundit në vend.
Nën titullin “Shqipëria e re dhe e vjetër” përshkruhet ndryshimi që po iu bëhet ambienteve kryesore të kryeqytetit. I tillë është “Pazari i ri”, – thuhet në të, – që do të zëvendësojë atë të vjetrin dhe të shkatërruarin.
Gjithashtu edhe sheshi “Skënderbej”, në të cilin po punohet me ngut për ta kthyer në një zonë pedonale në muajin maj, përfshi këtu edhe “Bulevardin e ri” që duhet të përfundojë në qershor para zgjedhjeve të përgjithshme.
Kjo vjen si një plan i madh zhvillimi, – vijon artikulli, – i marrë përsipër nga kryebashkiaku më i ri i Tiranës, Erion Veliaj. Partia në të cilën bën pjesë, ajo Socialiste, shpreson që shqiptarët t’i japin edhe një mandat të dytë nëpërmjet zgjedhjeve.
Por artikulli vijon më tej dhe shton se, opozita kërcënon me bojkot zgjedhjesh, duke u ankuar se socialistët janë bërë njësh me mafien. Ata kanë bojkotuar edhe Parlamentin, duke bllokuar krijimin e institucioneve të Reformës në Drejtësi.
Thënë të gjitha këto, artikulli mbyllet me thënien se Shqipëria është një përplasje e të resë me të vjetrën. “Tirana po bëhet një qytet model europian, në një kohë kur politika e vendit vazhdon të jetë e pistë dhe tradicionale si përherë”.
Top Channel