Dita e Verës kthehet në traditë edhe në Përmet

14/03/2017 00:00

Festa e Ditës së Verës po organizohet edhe në qytetin e Përmetit ku nxënësit e shkollave 9-vjeçare u bënë protagonistë të ritualit të mbledhjes së parave dhe ëmbëlsirave.

“Ëmbëlsirat presupozojnë që ky vit të jetë i ëmbël dhe ato pak lek që mblidhen presupozon që të kemi një gjendje financiare më të mirë. Fillon me perëndimin e diellit dhe fëmijët shkojnë shtëpi më shtëpi ose në rrugë dhe këndojnë një këngë”, sqaron Marjana Nikolla, mësuese.

Ky është viti i dytë që në Përmet festohet Dita e Verës me një sërë aktivitetesh, si panairi artizanaleve, gatimet tradicionale,atmosfere festive nga sazet e Përmetit etj.

Atmosferës festive i janë bashkuar edhe rreth 70 motoristë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët gjatë viteve të kaluar i janë bashkuar festës vetëm në qytetin e Elbasanit.

Edhe në këtë qytet nuk munguan zjarret, ndezja e të cilave simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Top Channel