Basha takon ambasadorët: Opozita do vetëm qeveri teknike

14/03/2017 00:00

Kryetarët e partive opozitare u takuan me ambasadorët nga vendet e Bashkimit Europian për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Edhe një ditë më parë është zhvilluar një takim i ngjashëm, ndërsa opozita kishte rritur numrin e kryetarëve në takim.

Pas bisedës së zhvilluar në një restorant në kryeqytet, Basha foli për qëndrimin e pandryshuar të opozitës.

“Bashkë me përfaqësuesit e tjerë të koalicionit opozitar bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare e popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës, që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bashkëbisedimi mund të them që ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës dhe lëvizjes sonë popullore. Unë, besoj se edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit, ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës sonë”, tha Lulzim Basha.

Top Channel