I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë Si çdo 14 mars, të gjithë kanë rendur pas ballokumeve, ëmbëlsira simbol e ditës së verës edhe në Tiranë.
Shpendi, me profesion pastiçier ka punuar edhe si bukëpjekës në emigracion, ndërsa sot na njeh me recetën e përgatitjes së një sheqerpareje në kushtet e shtëpisë, të cilët thotë se e ka mësuar nga mjeshtrit e Elbasanit.
“Ka miell misri, sheqer, gjalpë, vezë. Miellin e kam të shtëpisë time, është bio. Procesi zgjat afro 20 minuta, duhet bërë rrahja e vezëve bashke me gjalpin. Vezët hidhen 1 nga 1 që të shkrihet edhe sheqeri. Pastaj i futet edhe mielli. Pastaj në furrë 10-15 minuta”, shprehet pasticieri Shpend Patria.
Pastiçieri na tregon edhe për numrin e ballokumeve që shiten në ditën kur kjo është ëmbëlsirë është edhe karakteristika e ditës, traditë që sipas tij ka ndryshuar me vitet.
“Në 2006-ën kemi shitur gati 1 mijë copë në ditë. Tani ka rënë 100-150 e shumta”, shprehet ai.
Për t’ju përgjigjur shijeve të qytetarëve janë angazhuar edhe shitësit ambulantë, të cilët i kanë sjellë ballokumet edhe më pranë vendbanimeve të tyre.
Top Channel