Peçi reagon pas deklaratave të Llallës

13/03/2017 14:15

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka reaguar pasi Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të tij, për shkak se rezulton se nuk ka treguar një dënim penal të formës së prerë të vitit 2004 nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale të “Përdorimit të dokumentave të falsifikuar”, për të cilën është dënuar me 150 mijë lekë gjobë.

“Informacioni shtesë për formularin ishte një makinë e blerë që rezultoi e vjedhur. Çështja e blerjes së mjetit është një objekt i një procesi civil”, tha Peçi.

“Llalla të hetojë të gjithë personat që kanë plotësuar formularin shtesë të dekriminalizimit”, shtoi Tërmet Peçi.

Top Channel