Hapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kryeministri Rama mbërrin për ceremoninë e inaugurimit Ish-prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi ka propozuar që të hartohet një Kod i ri Penal, që të mos lejohen gjykatat të abuzojnë me vendimet që marrin. Sipas Rakipit, nuk mund të dënohet armëmbajtja pa leje, po aq sa një vrasje.
“Duhet një Kod Penal i ri, në mënyrë që ne të mos dënojmë armëmbajtjen pa leje më shumë sesa një vrasje. Ky çrregullim na ndodh për shkak të mënyrës sesi është ndërhyrë në këtë kod. Sot ekziston mundësia që një armëmbajtje pa leje të dënohet më shumë sesa një vrasje. Kjo s’duhet të ndodhë, ndaj duhet kodi i ri”, tha Rakipi.
Ky propozim ka marrë mbështetjen e kreut të deputetëve të LSI-së, Luan Rama, që theksoi në Komisionin e Ligjeve se, ndërhyrjet e qeverisë me ndëshkimet për abuzimet, me mospagimin e dritave dhe ndërtimet pa leje, kanë sjellë anomali në Kodin aktual Penal.
“Kuvendi, në një situatë specifikisht të ndryshme, ka nisur dhe ka realizuar disa ndryshime në Kodin Penal për ndëshkimet për mospagim të faturave të energjisë elektrike, apo për ndërtimet pa leje, duke vendosur masa të ndëshkimit penal në përpjestim të zhdrejtë me rrezikshmërinë e veprës penale”, tha Luan Rama, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Hartimi i një Kodi të ri Penal është përkrahur më në fund edhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dhe anëtarët socialistë të komisionit.
Ndërkohë, ekspertja e EURALIUS, Koraljka Bumçi ka kërkuar nga deputetët shqiptarë të përfshijnë një nen në Kodin Penal, që ndëshkon gjuhën e urrejtjes.
“Ajo që duhet të reflektohet në Kodin Penal është edhe ndëshkimi i gjuhës së urrejtjes”, tha Bumçi.
Sipas ndryshimeve të propozuara në Kodin aktual Penal, dënimet me 2 vite burg mund të zëvendësohen plotësisht me Shërbim Prove dhe riedukim nëpërmjet punës së detyruar, në mënyrë që të lehtësohet mbipopullimi i burgjeve.
“Pra kush dënohet me maksimumin 2 vite burgim, të ketë 4 vite kohë prove”, tha ish-kryeprokurori Rakipi.
Top Channel